-njeri, kaq.
"Jakub, është e vërtetë që kur je në fund fare njeriu zbulon forca të pazakonta brenda vetes duke u futur në skuta të thella ndjesish të përziera që kanë qëndruar aty prej vitesh kushedi sesa e vetëm në pikë i zbulova. Kur dhemb me të vërtetë nuk ke vetëm dy mundësi, ke gjithë veten përpara e mënyra si do e prekësh dallon. Ti e di si e preka veten unë, me sa shumë kujdes dhe dhembsuri, sa shumë ëmbël. E bëra se aty gjeta një pjesë që askund nuk e kam hasur, që unë e mendoj të rrallë, që ishte pikërisht shkalla e fundit që ma nxori në pah. Në fund ke dy mundësi apo tre. Unë zgjodha ta vuaj deri në fund shkallën e fundit e të marr prej saj më të mirën. Aty ishte dhe ajo pikë e errët. Si një dritë dritë në errësirë por që përsëri vazhdoj e quaj pikë të errët pavarësisht se unë e quaj pikë të errët. Një pikë ku u kapa. Një pikë ku u mbajta aq fortë. Që më dha dorën, që më ngjiti, që më mbajti gjallë shpirtin. Jakub sigurisht që nuk është dashuria apo dielli apo hëna dhe uji. Ti dhe un...