po fle?

-Jakub po fle?
-Është 03:44 tek ty por në Pensilvani është 21:44 shumë herët që unë të fle.
-A mund të të përqafoj?
-Sigurisht që po kutizë  magjike, eja. Mban aromë të mrekullueshme, më mungon kjo aromë mes një vrull e jete të shpejtë. 
-Do më tregosh të lutem se çfarë është paqja?
-Paqja? Ndonjëherë ka këtë formë, të përqafosh e lëshosh veten me dikë. Ndonjëherë tjetër ka formë të foluri, e rrallë ka formë derdhje e zbrazje inatesh të mbledhura.
-Jakub tek unë nuk është asnjëra nga këto. 
-Kutizë, kur ke qenë si gjërat që thuhen ti, kur diçka ka qenë kaq e lehtë për ty?
-Ka herë që e lidh me kohën, që vrapoj kaq shumë që ti bëj gjërat e të kem ndërgjegjen në paqe, po aq sa nuk bëj asgjë ndonjëherë e brenda vetes gjej paqe. Përsëri kam brejtje.
-Ti e paralelizon paqen me konkrete?
-Jo gjithmonë, por e ndiej që nuk kam shpirtin rehat, nuk bëj dot. Kur kam një ndjenjë faji, pas një reflektimi të një gabimi, dua faljen. Falja është paqja. Por, sa pak gjëra fal unë Jakub!
-Dhe ti e di mirë kë fal, e pjesën tjetër, unë që të njoh shpirtin e di sa ke. Ca herë ato qëndrojnë e disa herë jo. Faljen kutizë, mendoj se nuk e ke të lidhur vetëm me paqen.
-Patjetër që jo. E kam në kuptimin e drejtpërdrejtë që, më duhet të fle, më duhen orët e gjumit, e kur nuk kam gjumë unë nuk jam në paqe. Në këtë rast, kam nevojë ose të kërkoj falje, ose akoma më keq kam nevojë të besoj. E, që të dyja lidhen me mua si dy skaje që më mbajnë të lidhur fort për të më trazuar herë njëra e herë tjetra, e më marrin shpirtin.  Kjo është mos të kesh paqe.
-Do thoja, kjo është të jesh një masë e madhe, tm bëhesh sferë, të zhbëhesh, të rindërtohet në kon, pas disa kohësh, kur e kupton procesin fillon dhe përsërit e merr forma të ndryshme sa herë të duhet. Nga gjithë kjo, kush vuan më tepër?
-Pse më kthen në këtë pikë? 
-Të kthej në pikën e kthyerit sytë nga vetja. Ti kërkon të flesh në paqe, por mund të bësh sa ke ti në dorë. E di ku të dhemb dhe në atë pjesë vetëm dua të të përkëdhel, e të kujtoj po ashtu të përkëdhelësh veten.
-Jakub unë besoj se gjaku mban mënd, besoj te shpirti që përtërihet, e në jetë tjetër kam qenë një njeri i dhimbsur po ashtu.
-Nga shumë e shumë thërrime që bëjnë shpirtin, dhembshuria dhe mallëngjimi janë 2-nga shumë shumë pak që nuk ke ndryshuar.  
-Që ende më dhembin shumë .
-Kur të dhemb, tregon se ka jetë, se njeriu është gjallë, se po zhbëhet për të marr tjetër formë.
-A mund ta lidh paqen me besimin?
-Kutizë, ruaje dhemsurinë që ke, kjo tregon se ajo nuk është vrarë aq tek ty sa ta thyesh. Bëje lidhjen me besimin. 
-Pra, të bëj paqe me mos paqen.
-Të bësh paqe me njeriun e madh që je, që e pyet veten, që ato dhimbje të mbartura, pengje të ditës, do ti qetësosh. Një pjesë e madhe e paqes kështu bëhet, vetëm se, do to kuptosh disa ditë më vonë ose edhe muaj. Të ngresh pikëpyetje për veten... kjo është madhështi.
-Jakub, falemnderit që më dëgjon në pikëpyetje të mia e nuk më gjykon, por më përgjigjesh.
-Shiko sa të bukura të janë bërë flokë. Kur shoh që ke bërë paqe me thinjat... 
-Do të shkruaj përsëri, do përpiqem të fle tani.

Comments

Popular posts from this blog

mbretëresha e numrave

njeriut të madh

pse?!