pse?!

Të më kishte folur njeri, ashtu si i kam folur vetes sot, nëse do e kisha përball do isha larguar menjëherë, nëse do isha në tel do e kisha mbyll direkt.  Do isha zhdukur në çast nga ai njeri që do më kishte folur ashtu si i fola sot vetes. Por nga vetja nuk iki dot. 
-Po, njeriu të cilin kam më shumë frik është vetja, dhe fakti që jam kaq e ashpër. 
Ç'ti bëja vetes që më sillte ato fjalë në mendje, që vazhdoj dhe kërkoj një "pse, pse, pse" më mendje, ku njëra pjesë mundohet të mbrohet, e tjetra të më përplas muri, jo nga gjykimi, nuk është gjykim por se kërkoj, se dua më shumë,  më mirë, më teper.
-Po, se kam kuptuar që ëndërrash nuk i dilet por me llogari po. Se një 4+1 nuk të le në baltë por një ëndërr me fustan të zi, jo të lë... por madje të bën keq, më bën keq.
- Është një vetkontroll,  si një aeroplan me auto-pilot që smë pyet mua fare si jam por ecën. Është ajo që, qaj ti sa të duash, pastaj dil nga dhoma dhe asnjë nuk ka ndodhur. 
-Ja, kjo është ashpërsi me vete, kjo është të nënshtrosh veten dhe asnjë justifikim nuk vlen. Nuk vlen jo përse qan, dhe pastaj bën sikur nuk ka ndodhur por bën sikur nuk kam ndjerë. Dhe një " ska gjë, do kaloj, ti je e fortë" po jo pra jo, se nuk jam e fortë. Jo pra se më dhemb, dhe nëse nuk lejoj të ndjej dhimbjen, nuk është mbrojtje e vetes por mos të hapësh zemrën. Dhe nëse zemra nuk hapet nuk zbutet. Sepse dhimbja zbut, jo loti. Loti thahet. E, sado që dhimbja dhemb, duke dhembur zbutesh, fletët hapen një nga një. 

-Pastaj sa ja vlen të lejosh veten të ndjesh dhimbje është tjetër gjë. Puna është se, unë se kam lejuar për asgjë. Dhe skam pyet për asgjë. 
-Për veten më pak, se hë se jam e fortë, hë se nuk e çaj kokën për kaq, akoma më keq kur nuk e lejoj të mendoj, dhe këto hapësira mbushen ëndërrash... dhe sa mirë bëj!
Por jo duke mos pyetur veten.

-kështu kalojnë ditët,  si 1+2 që bëjnë 3 e ecin javët. E, akoma është " po për mua pyet kush?" që vazhdimisht lëndon, e kur dua veten ta godas e pyes
 -pyeti ndokush për ty sot ?!
-jo!
-kaq, fli gjumë tani

Comments

Popular posts from this blog

mbretëresha e numrave

njeriut të madh