mbretëresha e numrave

Si 6+1=5+2 që bëjnë 7-të si malli e pëhumben e lakohen rreth 6-tës në një gjysëm hënë të gënjyer me sytë e mbyll e pandalshëm rrjedhur drej 1-shit. Si është të rrëzohesh nga 4 shkallë, ndalosh njëherë e përsëri të marrësh përpara edhe 3, por edhe sikur 7 direkt,  vritesh. Se edhe 4, vrasin, edhe 3 thërrmojnë e kur mblidhen e bëjnë 7, pastaj pyes ku jam... ku jam mbledhur rreth 2-it më cepa përplasur kujtime, e ato cepa janë imazhet fytyra që vizatohen e kujtohen vazhdimisht, e ashtu si një cep të bën me gjak, një kthesë 2-i të bën të qash se janë 2-cepa që të bëhen 7-të, një i 2-shit dhe një i 5-ës aq sa jam hedhur tej si akull e ftohtë që nuk pyes për cepa por tentoj të rrotullohem në një infinit të shtrirë por gjysëm si 3-shi. Dhe duart më këputen. Kështu e kam mallin unë, kështu bëhem kur kam mall por po aq e lëndoj veten sa e mbyll në një hapësirë të vogël 4-re plot me cepa që ta vras kokën me lot e të kujtohen se 3+4 bëjnë 7, dhe 7 pa mall nuk ka por 7+0 janë pafundësi. E ajo hapësirë e vogël 4-re më merr frymën, më dhemb, ashtu si tentoj të dal por sa iki nga 4-ra bie tek 5-a dhe 2-shi me cepa e, ashtu pa asnjë dëshirë rrëshkas në 6-tën dhe 1-shi që sido të rrotullohet do dhemb e do të marr frymën si një ajër I mbushur me lagështirë lotësh që pa pyetur vijnë e përforcohen me një valë tërthore prej shpirti... dhe numërimi fillon mbrapsh në 8-1 por asgjë nuk shuhet se koha nuk shëron asgjë vetëm sa të merr fuqin e të kujtuarit. Dhe sado e detyroj veten që ende më habit sesi më bindet një 9-2, që mos të kujtoj por të shoh përtej përsëri bëjnë 7... dhe pastaj çdo shumëfish më të madhë të shoqëruar me lot... malli vdes, malli qan, si 2-shi pas 1-shit që ndjek çdo hap, e pastaj jam një 3-sh i përgjysmuar mbledhur në një 4-ët vetëm për tu parë. Dhe asgjë nuk ndryshon,  as  dielli as qielli, as malli, as lotët por një 6-të e pëmbysur që ecën. Dhe frymarrja mbetet,  e thellë dhe e ngrohtë, dhe disa mimika se unë nuk po qaj por një cep i 7-ës më kapi kujtimesh. Kaq është të kesh mall, të mos ndihesh gjalle, në një natë pa yje.
Sa bëjnë 1+6, bëjnë dhe 2+5, bëjnë dhe 3+4, po aq përmbysen dhe bëjnë po aq. 
7-si duroj vallë... Jakub,  po ngjitem shkallësh.
Ti je aq lart, e unë pas teje jam, ngjiten dot aq shumë... 

Comments

Popular posts from this blog

njeriut të madh

pse?!