njeriut të madh

Mendja është mbret i shqisave, e njëjta shije në mendje të ndryshme perceptohet ndryshe. Mendja është egoiste, mendon se është superfuqi por në të vërtetë është manipuluese.  Dhe unë, Mendja ime, më thoshte se më gënjenin. Kur, pikë së pari më gënjenin Mendja ime ku vetë mua si njeri, në bazë të gjendjes fizike më luhat shijen, nuhatjen, ndijimin. Ka një fuqi të tillë sa ta vesh situatën, jo ta zhvesh e ta shoh siç është. Mendja kërkon siguri dhe ekuilibër duke më shtyrë gjithë kohën për të gjetur balancë, që ajo të rri e qetë e mos të lodhet. E di kush kërkon siguri?! Mendja e pasigurt, ajo bën gjithçka për të ecur qetësisht në ujërat të trazuar kur rryma e merr para e ajo përpiqet të manipuloj situata duke thënë se gjithçka kalon kur të fakt asgjë nuk kalon por ndryshon mënyrën e të dukurit.  Ja dhe shqisa e të parit ra. Mendja krijon kurthe, ku të biesh e të mendosh se ajo është bota. Kurthi i dytë është emocioni. I pari?! Kur ti mendon se kjo është bota.... pra, i pari është mendimi. Unë mendoj.... jo në fakt! Po kur nuk mendon?!
Emocioni më shkatërrues, që e shteron njeriun... po zgjedh të mendoj njëkohësisht hipotezë...është pasioni. Pasioni është pika kritike e trurit, ai që hedh poshtë, që sfilit, që manipulon situata derisa dopamina e kërkuar të ndihet në gjak. Pasioni nxjerr jashtë funksionit trurin. Nëse do e vizatoja do e paraqisja, ashtu siç e them dhe e diskutoj... Pasioni është pika e errët e trurit tim, që më kur vjen ajo gjendje, pjesa tjetër më ngjyroset gri, aq fuqi ka. Kishte. Zhbën aftësinë menduese, ndalon arsyen, dhe shtynë. Pasioni mban gjallë, e mendoj si kaos, dhe kaosi drithëron po aq sa është iluzion. Gënjeshtra më e madhe që mund ti them vetes është iluzioni, ku jeton Pasioni e të dyja flenë brenda mendjes. 
Para gjithë kësaj njeriu është kaq i vogël, mendja kërkon siguri sepse është komplet e pasigurt në mendimet e saj të veshura me forma mendimi ku në skajin më të largët pikëza të errëta tërheqin në botën imagjinare pluskuese për të marr efektin shkëputës nga realiteti i  një shtypje konstante.  
Vetëm nën një shtypje konstante, ndizet shkëndija e një shpirti të dobët. Vetëm, një përmasë aq e vogël ka fuqi të shpërthejë në të tilla dimensione. Vetëm kur dhemb njeriu kërkon forcë të ngrihet. Shpirti jeton në ato gjendje aq të mundimshme jo për të gjetur paqe por për të mbledhur veten e për të jetuar të tërën. Jo më kot, thelbi gjithësisë është njeriu. 

- Iluzion është ndoshta ky shkrim, por vetëm kush thyhet shërohet. Vetëm kush e njeh pikën e errët, e zbut të zezën. Nga gjithë çfarë e rrethon, njeriu lëviz më lehtë Tokën se mendimet dhe idealet e tij. Ndryshueshmëria është vlera më e madhe njerëzore. 

-Ndërsa me mendimet më duhet punë, them se ja kam dal me kaosin e pasionit. Të gjesh, të punosh, e ta shënosh pasionin... vetëm njerëzit e mëdhenj kanë aftësi ta bëjnë.  

-Unë jam njeri i madh.

Comments

Popular posts from this blog

mbretëresha e numrave

pse?!