-njeri, kaq.

"Jakub, është e vërtetë që kur je në fund fare njeriu zbulon forca të pazakonta brenda vetes duke u futur në skuta të thella ndjesish të përziera që kanë qëndruar aty prej vitesh kushedi sesa e vetëm në pikë i zbulova. Kur dhemb me të vërtetë nuk ke vetëm dy mundësi, ke gjithë veten përpara e mënyra si do e prekësh dallon. Ti e di si e preka veten unë, me sa shumë kujdes dhe dhembsuri, sa shumë ëmbël. E bëra se aty gjeta një pjesë që askund nuk e kam hasur, që unë e mendoj të rrallë, që ishte pikërisht shkalla e fundit që ma nxori në pah. Në fund ke dy mundësi apo tre. Unë zgjodha ta vuaj deri në fund shkallën e fundit e të marr prej saj më të mirën. Aty ishte dhe ajo pikë e errët. Si një dritë dritë në errësirë por që përsëri vazhdoj e quaj pikë të errët pavarësisht se unë e quaj pikë të errët. Një pikë ku u kapa. Një pikë ku u mbajta aq fortë. Që më dha dorën, që më ngjiti, që më mbajti gjallë shpirtin. Jakub sigurisht që nuk është dashuria apo dielli apo hëna dhe uji. Ti dhe unë kemi të njëjtën mendjen e tani qëndron gjysmë buzëqeshur se e di mirë për çfarë të flas.
-Por unë se ruajta. Ajo më ndihmoj të rritem, unë shënova plagët, dhe si më humbi... e veç kur nuk e ke thonë se ja di vlerën.
Unë brenda vetes e kam, por ajo ra në gjumë. Unë nuk dua që ajo të flej, nuk dua që ajo të vij tek unë vetëm kur unë nuk jam mirë. Dhe në fakt, sa herë që nuk ndihem mirë ajo më përqafon. Si ta mbaj këtu?!
-Nuk di. Mbase ende nuk kam mësuar të jetoj me të por di që pa të, unë jam si sot. Një njeri, kaq. Janë cirkat ato që dallojnë, ajo ishte sfumatura më e bukur e shpirtit që unë nuk po di si ta mbaj. Ajo e pa që unë po ja dilja, u fshi, u pluhuros, u fut në sirtar, kërcimi çelësin dhe e hodhi tej. E përsëri, rrallë, e gjen çelësin, hap sirtarin, heq pluhurin, shkruhet, më përqafon dhe largohet. Në mes të të gjithës, ajo më bën të jem ndryshe, ajo i shkon emrit tim. Pa të unë nuk jam njeriu që ëndërroj të jem, është pjesë tej e veçantë. Sot unë jam pa të, dhe jam një njeri normal në tufën e njerëzve që frymojnë. Viti i kaluar më ndau përfundimisht me të.
Të mbash një zjarr ndezur veç ajrit duhen dhe drurët.  Mungoj diçka. Zjarrin unë nuk e ruajta dot. Pavarësisht se si synim, qëllim, nuk di si ta them ndryshe që ishte e vetmja që doja shumë shumë shumë të ruaja nga ato shkallë atje poshtë. Mesa duket kur del në sipërfaqe disa pjesë duhet ti lëshosh. Ajo ishte pjese e dobët imja të cilën mendja ime e përkthente në forcë. Ishte një nga pjesët që unë lëshova që të shkoj në fluturim. E sot, e pyes veten Jakub...
Si është të jetosh pa atë që të dallon?
Si është të jesh një njeri sipas vijës?
Çfarë të bëri që ta lëshosh atë?
-çfarë po bën, diçka sado të vogël, për ta rikthyer?

Comments

Popular posts from this blog

mbretëresha e numrave

njeriut të madh

pse?!