《3》
-Jakub....
-Eja, eja të të përqafoj, eja.
-Jakub më thuaj si jam, dua ta di, dua të dëgjon si jam, dua të di nëse jam vërtet ashtu si unë e mendoj veten që jam apo jo, Jakub, më thuaj.
-Qaj dhe mbështetu tek unë, qaj dhe më fol, më pyet, do të them gjithçka, qaj se jam këtu, ndjeje përqafimin tim, dhe më dëgjo me kujdes.
-Më thuaj çfarë të duash vetëm më fol se kam nevojë të të dëgjoj, më thuaj si jam, çfarë njeriu jam, Jakub ka njeri si unë, apo nuk jam njerëzore, nuk e di çfarë bëj këtu, çfarë kërkoj këtu, kujt vendi i përkas unë... Jakub...
-Po Jakub më quajnë, dhe unë njëjt si tij vij nga ëndrra, nga ato që si njerëzit nuk i besojnë, nga ato të trazuara, siç thua ti me pika të errëta, siç them unë me lëng ananasi, nga ëndërra të çuditshme jemi shkruar ne.
Unë të besoj se po ashtu si ty nuk e gjej veten askund, as vargje të sakta adn-je që trurin tim e ndezin, se ato i përkasin trurit, por emocioni kujt i përket, përqafimi, ëndrra, ëndrra e një ngjyrës së gjelbërt, apo e një byzylyku, nga kush zbritëm në tokë, sa shumë zbuluam tek vetja, të dinim se do ishte kaq e dhimbshme do e kishim bërë më? Kjo je ti, një njeri ëndërrash shumë pak i prekshëm për mendjen njerëzore, ti nuk i beson as mendimit tënd, ti di çfarë të zgjon dhe lufton atë që të përgjysmon, ti do atë që të duhet ty, jo atë që duhet në përgjithësi. Me të drejtë je shumë krenare por je më shumë seç duhet. Dhe kjo është ajo që më pëlqen më shumë tek ty.
-Mua tek ty më pëlqen që nuk lodhesh së folur për mua me mua, dhe unë vij tek ty, në dy pika ekstreme.
-Nëse s'do flisja me ty sonte, a do kishte kuptim mes nesh? Ti je një luftarake e pamposhtur po aq sa e brishtë. E di që të dhemb kur vritesh. E di sa vështirë e ke të flasësh megjithëse dukesh sikur flet lehtë. Për çfarë duhet njeriu nëse nuk ulet të dëgjoj, e mos thotë e të kujtoj se je e fortë dhe do ja dalësh?
-Jakub beson se unë jam njeri i mirë?
-Unë besoj se je e jashtëzakonshme, je e mrekullueshme, shiko sa të bukur i ke sytë, zëri yt është mahnitëse, dua të të dëgjoj kur më flet për yjet, për arsyen pse do e lije profesionin tënd, dua të shoh sytë e tu kur shohin perëndimin, e të ndjej ngrohtësinë e duarve të tua kur kreh flokët. Unë besoj se njeri ëndërrash. Rri me mua qaj sonte, dua të flas vetëm për ty.
Comments
Post a Comment