edhe pak...

-Jakub po kalon edhe ky, edhe unë përsëri të shkruaj ty, dhe ti ende më dëgjon. Fat i madh të dish të lexosh, fat i madh ta shkruash, fat i keq ta lexojnë. Ti e di, unë e bëj për vete, për mendjen dhe zemrën time. Mendoj se diçka magjike jeton tek unë, e se kur do ta përjetoj këtë magji mos më pyet të lutem. Di vetëm se, ti më njeh dhe më kupton, në sy, pa folur, në ajër. Të qenurit sureale për mua ka qenë shpëtim, të qenurit jashtokësore mua më mbrojtur, më ka ka identifikuar. 
-Jakub... si me thikë më është ndar ky vit. Kam shënjuar humbje të madhe, që më dhemb ende. Dhe jo, nuk ishte një gabim, por një tërheqje e domosdoshme. Lodhje mbase. Kaq munda.
Ana tjetër ishte rikthim në energjinë time femërore.  Ti më ke parë se nuk doja të gatuaj, nuk i kam dashur lulet. E gjithë kjo tek unë ishte më anën tjetër të boshtit. Humbja më lidhi, më ktheu sytë tek e brendshmja. 
Dhe të shikosh, në gjithë gjërat që bëra, përsëri përmend humbjen. Një ishte. Por ishte më e rëndësishme.  Ajo më mori ëndërrën, fuqinë time më të madhe. Letargji. Dimri më mbuloj. Më lër të fle. I kam të gjakosura këmbët nga rruga që bërë. Pastaj zemra më ngrihet përsëri. Një motiv për mëngjes? Asnjë. E fundit që mendoj është motivimi. Disiplinë po. Shumë disiplinë. Vetkontroll po. Çfarë i lejoj vetes unë Jakub? Jam 33- e më jep kaq guxim ky numër, kaq fuqi. Por unë humba.
Humb shpirt. Qaj, loto, lëre të të dhemb.
Vetëm ty të kam lexuar burrë që e ke lënë veten para dhimbjes. E jam ende këtu. Në një vit të trazuar me projektim javësh e muajsh. Çfarë bëra më tepër unë Jakub dhe nuk ndodh?
Asgjë s'dua të bëj më tepër.  Për gjithçka unë duhet të bëj diçka, dhe pastaj të marr diçka.  Pra, të jap pastaj të marr. A mundet të marr pa dhënë diçka? A meritoj të marr diçka pa luftuar? Ka dritë, kam bërë mirë, e zoti kurrë nuk mund të më braktiste atë të premte. 
-Në një vit të gjatë të jetuar, fitova dhe humba zemrën. Dua të flas për të mira, e ta lexoj ndryshe atë. Të them se jeta është një pallto me shumë xhepat. Se unë jam si uji. 
Se matematika më ndez, më skuq faqet, më bën të qaj, më jep fuqi. Për një alterego të fuqishme e një shpirt të butë. Jakub jam komplekse, jam se mendoj. Mendoj dhe mbimendoj. Pastaj rikthehem në një pikëz që duket aq e brishtë por që thyen shkëmbin. 
Dallgë kopriçoze. Thua të jem vallë?!
-Vetmin e kam parë me shumë sy, sa mirë më bën sa vetëm më kujton se jam. Vetëm janë të gjithë. Duart jo. Kush më lëndon më tepër është mungesa besimit. Kjo po. Më kthen. Më lëndon e tjetërson. Kush e rikthen besimin?
Po ka një formulë. Fjala. 
Nëse fjala kthen besimin, unë vazhdoj e fjalët më të mira ja them vetes, e ashpër po ashtu. 
Prilli më ndryshoj, e unë e kuptova në Dhjetor.  Unë eci, jetoj, marr frymë si njeriu më i rëndësishëm në Tokë.
Për këtë vit, 6!

Comments

Popular posts from this blog

mbretëresha e numrave

njeriut të madh

pse?!