"pak minuta"

"Pak minuta para se të zbriste nga makina ndaloj. Pa orën. Jo më kot kishte nxituar, që të kishte disa minuta për një telefonatë. Përsëri ora, një mesazh, dhe shi. Shumë shi që godet në xham. Një mesazh. Dhe qetësia mbizotëron. Zilja shkon dhe vjen. Pritja është e dhimbshme, të vret, të lëndon, të pyet nëse të do apo jo, pritja është mall e dëshirë, pritja zgjat, dhe derisa ajo zile telefoni shkon dhe vjen, rrahjet e zemrës shtohen. Pritja shton rrahjet e zemrës. Shton dëshirën për të dëgjuar dhe etjen për një cigare. Dhe instiki hap xhamin. Bie shi. Zilja kthehet. Zëri vjen. Dora bashkë me cigaren shkëputen nga goja. Veshi përqendrohet tek një zë. Një zë shkrin. Një përshëndetje e vogël aq e pritur me mall. Një mall përtej një telefonate që nuk do të dijë sa është ora apo se po bie shi, dhe xhami është hapur, dhe cigarja po digjet. Gjithçka rikthehet në jetë pas përshëndetjes dhe zërit për të cilit pritja vlen, edhe të lagjesh në shi. Pasi gjaku shkrin nga pritja, kupton se po lagesh, kupton se cigarja është në fund, dhe sesa shumë mall mund të ndjej një njeri për një njeri. Kaq etje për të dëgjuar një zë që sikur ta dinte sa shumë potencë ka, veç sikur ta dinte. 
Zë që përflak, që pëcjell. Edhe nga telefoni ndihesh frymarrje rënduar, siklet, dhe egoizëm. Kush pret, ulet. Kush pritet dhe e di është egoist. Dhe ajri ndryshon aromë nga valë tingulli që përhapen aq ëmbël. Makina fluturon nëpër ëndërra e ngjyrë lëkure, e aromë flokësh. Makina fluturon. Se çfarë ndodh përreth ka ndaluar. Zëri përçon kaq shumë. Vepron, qetëson. Dhe pastaj mall. Pastaj dëshirë për të ndarë një mendim, një bisedë. Një lutje;
-Do më dëgjosh?!
Gjithmonë, gjithë jetën, gjithë kohën. Bashkë me zërin shkon dhe aroma, dhe prekja, dhe eleganca e finesa. Bashkë me zërin, imponon qëndrim. Pas zërit e di kush është. Mendimi përqendrohet, si përplasen buzët për të formuar ato fjali, si marrin formë sytë, si lëvizin vetullat. Rrudhat poshtë syve shtohen nga kush fjali? Pas zërit, çfarë është veshur, ku do të shkonte dora, sa e ftohtë do ishte dora tjetër.
Pritja para apo pas një telefonate vret më shumë? A vazhdon më shi? Ora sa shkoj...
-Të lutem ka mundësi të vazhdosh të flasësh"

Comments

Popular posts from this blog

mbretëresha e numrave

njeriut të madh

pse?!